“Është rritur numri i azilkërkuesve” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri azilkërkuesve nën 18 vjeç në Britaninë e Madhe është në rritje. Ketë deklarate e ka bere Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Nicholas Cannon. Diplomati britanik, shfrytëzoi nje takim me studentet ne Durrës, per t?u bere apel te rinjve te mos largohen nga vendi i tyre.?Sigurisht numri i azilkërkuesve shqiptar dhe jo vetëm që kërkojnë azil në Britani është rritur ndjeshëm, sigurisht nuk është në ato nivele të cilat i kemi hasur në Gjermani. Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve që kërkojnë azil janë nën 18 vjeç. Me aq sa di unë ne ligjin shqiptar, braktisja e fëmijëve përbën vepër penale.?Ambasadori i Britanisë se Madhe foli edhe per trafikimin e fëmijëve. Ai se po punohet fort me policinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme per te parandaluar ketë aktivitet kriminal.?Kjo nuk është një situatë e shëndetshme, që këta fëmijë të lihen të pashoqëruar nga prindërit. Sigurisht ne do të ishim më të qetë nëse këta fëmijë do të ishin të shoqëruar nga prindërit, sigurisht ky është një problem i rëndë sensitiv, por për shkak të natyrës së tij ky është një fenomen që ndodh në mënyrë klandestine dhe për fat te keq nuk ka shifra apo statistika. Kjo është një çështje me të cilën po punohet fort, ne bashkëpunim me policinë dhe Ministrinë e Brendshme,e po punojmë në mënyrë intensive që ta luftojmë këtë fenomen.?Nikolas Canon ka hedhur poshtë artikullin e gazetës ?The guardian?, sipas të cilës numri i fëmijëve shqiptarë që po shkojnë në Britaninë e Madhe po rritet frikshëm. Ai tha se shifrat nuk janë ato qe pretendohen nga media.

Recommended