Dita dytë pa makina, Tirana pushtohet nga biçikletat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje tjetër dite pa makina ne kryeqytet. Si rralle here prindërit, këtë te diele kane qene me te shkujdesur ndaj fëmijëve, ndërsa këta te fundit, nuk kishin kufij lëvizje. Qendra e Tiranës dhe bulevardi kryesor ishin ne funksion te tyre. Me biçikleta, patina, apo ne këmbe, argëtimi ka qene i ndryshëm, ne varësi te moshës. Shume familje nga zona te ndryshme te Tiranës, zgjodhën qe këtë te diele me diell, ta kalonin ne bulevardin pa makina. Edhe pse drejtues mjeti, shume prindër mbështesin nismën e ditës pa makina, por sipas tyre, ajo duhet te aplikohet vetëm gjate fundjavave. Bashkia ka vendosur qe dita pa makina te aplikohet çdo muaj. Madje ne nëntor per shkak te festave dhe ditës se Çlirimit te Tiranës, qarkullimi i makinave ne qendër do te jete i ndalur me shume se një dite. Nga mëngjesi ne mbrëmje, përgjatë bulevardit do te ketë aktivitete dhe panaire te ndryshme. Ne zona te veçanta janë ngritur stenda për te dhuruar sende dhe veshje për njerëzit ne nevoje. Ndërsa ne sheshin ?Italia?, pranë stadiumit ?Qemal Stafa? është përuruar parkimi publik me 180 vende. Te ardhurat qe do te vijnë nga parkimi, do financohen per shtimin e sipërfaqeve te gjelberta.