Bllokohet linja e interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërpriten punimet ne linjën e interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë. Bllokimi është bërë nga pronaret e tokave ne zonën e Kurbinit, ku kalon ky projekt. Ndue Balozi, pronar i një banese ne vendin e instalimit te linjës 400 KV, tregon se në vitin 2009 kur po ndërtohej linja Tirane-Podgorice, banoreve iu premtua dëmshpërblim, por ne fakt kjo nuk ndodhi me mbarimin e projektit. Sipas avokatit Rubin Deda, klientit të tij nuk i është marrë leje për të nisur punimet. Ndërkohe përfaqësues të kompanisë qe kryen punimet, shprehen se janë duke zbatuar kontratën e projektit.?Kjo nuk është në kompetencat e mia, pasi punimet e linjës kontrollohen çdo muaj nga përfaqësuesit e firmës gjermane. Kur kompania ka fituar tenderin, ka marrë leje për të vijuar punimet nga Shkodra deri në Kamëz. Edhe ne si të gjithë kompanitë e tjera kemi një afat për mbylljen ne punimeve, pasi nëse nuk i mbyllim në kohë duhet t?i paguajmë paratë nga xhepi ynë?.Pronarët tregojnë se i janë drejtuar për këtë problem OST dhe gjithë instancave shtetërore deri tek kryeministri Rama, por nuk kane marre asnjë përgjigje. Ata thonë se janë te vendosur te mos lejojnë punimet, deri ne zgjidhjen e ngërçit me truallin.
Recommended