Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në zonën Pult - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat e policisë se Shkodrës dhe ato te ndërhyrjes se shpejte jane përqendruar ne zonën e Pultit ne operacionin për asgjësimin e parcelave te kultivuara me kanabis sativa. Janë plot 450 efektive dhe afro 60 mjete te anagzhuara. Deri tani behet fjale për mbi 4 mije rrënjë bime te asgjësuara, te cilat ishin te kultivuara ne zona te thella ku duheshin ore te tere udhëtim ne këmbe per te mbërritur. Parcelat u identifikuan nëpërmjet fotografimit ajror. Ne operacionin e zhvilluar ne ketë zone vitin e kaluar, uniformat blu hasen ne rezistencën e kultivuesve. Madje ata hapen zjarr ndaj helikopterit te policisë, por fatmirësisht nuk pati viktima. Pak dite me pare policia e mbështetur nga specialet e RENEA-s dhe helikopterë, asgjësoi gjate tre ditëve operacion ne Dukagjin afro 33 mije rrënjë kanabis sativa. Por veprimet mbeten vetëm tek asgjësimi, pasi nuk pati persona te arrestuar. Burime te policisë bëjeni me dije s e ne zonën e thelle te Pultit janë identifikuar dhjetëra parcela dhe operacioni do te vazhdoje deri ne shkatërrimin e plote te tyre. Operacione te tjera anti kanabis po zhvillohen paralelisht ne te gjithë vendin, por zonat me problematike mbeten Malësia e Shkodrës, Lumi $I Vlorës dhe Tepelena. Zyrtaret e policisë se shtetit kane pranuar se ketë vit numri i parcelave te shkatërruara ka qene me i madh, por sipas tyre është rritur forca goditëse dhe jo kultivimi i kanabisit.