Përplasen makinat, një i vdekur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është shënuar mëngjesin e së dielës rreth orës 09: 00 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. 3 kalimtarët janë goditur si pasojë e përplasjes së dy makinave në vendin e quajtur Bahçallëk, kur ata ndodheshin në anë të rrugës duke pritur autobusin e qytetit. Nga aksidenti humbi jetën nje 76- vjeçar, ndërsa mbeten te plagosur një burrë tjetër si dhe një fëmije 7- vjeçar. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Më herët gjatë ditës një tjetër aksident u shënua në aksin Milot-Laç, ku tre persona mbetën të plagosur rëndë. Policia dyshon se përplasjet ne te dyja rastet, kane ndodhur për shkak te humbjes se kontrollit te automjeteve nga shpejtësia e larte.