FMN: Shqipëria nuk preket nga Greqia - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk do të preket nga kriza greke. Garancia vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe qeveria shqiptare. Në konferencën përmbyllëse të misionit të FMN-së në Shqipëri, Nadeem Ilahi tha se pavarësisht se masat për bankat të cilat janë filale greke janë marrë që më parë, qeveria duhet të hartojë një plan për të zbutur ndikimin e krizës në shtetin fqinj në sektorë të tjerë.Nadeem IlahiSa i takon bankar mund te themi qe është likuid dhe i kapitalizuar mire dhe kjo përfshin dhe bankat me kapital greke. Me kalimin e kohës pesha e këtyre bankave ne ekonomi është ne renie. Gjithsesi çfarëdo risku qe te kete sado te vogël, duhet te shihet nga qeveria dhe te zbutet.Cani: Efektet e situatës greke janë nen kontroll.Sejko: Ekonomia e vendit është ne gjendje te përballoje edhe situata ekstreme.Në një kohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar i tërhoqi vëmendjen qeverisë se nuk ka realizuar si duhet premtimet se do të mbledhë taksat, Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se brenda dy javësh do të bëhet gati buxheti i rishikuar.Cani: Kemi identifikuar nje pjese te buxhetit qe mund te rishikohet, është çështje ditësh, maksimumi dy jave, qe ne do te dalim me nje variant se çfarë do te përket. mund te them 1, janë interesat e borxhit qe do te preken, parashikuam shpenzime me te larta dhe ato sot jane me te ulta, kane rene me 38%.Ilahi: Ka patur mosrealizim ne te ardhurat fiskale, jo vetëm per shkak te rënies se çmimit te naftes, por ka patur dobësi në administrim. ekspertët tanë po bisedojnë me ekspertët e ministrisë se çfarë ka shkuar keq.E gjithë kjo situatë, lë të hapur variantin që në vizitën e ardhshme fondi të sjellë në tavolinën e qeverisë shqiptare planin për rritjen e taksave.Këshilla jone eshte qe Shqipëria te ule borxhin, për ta arritur kete duhet te behet nje korrigjim fiskal. por ky plan është për 2016-ën. po, ekspertët tanë kanë patur diskutime të tilla, që nuk kanë të bëjnë vetëm me rritjen e taksave por dhe me zgjerimin e bazës së atyre që paguajnë detyrimet. por kjo do të diskutohet kur të vijmë herën tjetër.Situata e përmbytjeve në pranverë, rënia e çmimit të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare, por dhe një pritshmëri për uljen e eksporteve tona drejt Greqisë ka bërë që Banka Qëndrore dhe qeveria jonë të ulë pritshmërinë që kanë për rritjen ekonomike nga 3 në 2.7%.
Recommended