Joel Blido koncert në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është vetëm 16 vjeç, por mosha nuk e pengon Joel Blidon që të luajë në skenën gjigande të Teatrit të Operas në Berlin. Koncertin e parë si solist, shqiptari tashmë i njohur në teatrot gjermane, e ka bëre kur ende ishte 10 vjeç. Karriera artistike nisi në vitin 2008 me muzikë dhome bashkë me orkestrën ?Filharmonia e Re? në Dusendorf. Që atëherë, Blido nuk ka reshtur së përgatituri shfaqje. Në tiranë Joeli vjen për herë të parë në një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit. Joeli ka lindur në gjermani, por nëna shqiptare e bën atë mjaft të ndjeshëm kur flitet për Shqipërinë. Mbrëmjen e së martës në TKOB, Joel Blido ka zgjedhur të luajë në violonçel dy vepra, atë të kompozitorit rus Shostakovich dhe Simfoninë e 4-rt të gjermanit Brahms.
Recommended