Të burgosurit e Drenovës votojnë LSI-në - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te burgosurit e Drenovës votojnë ne bllok LSI-ne. Nga 305 vota te vlefshme për Këshillin Bashkiak, 286 kane shkuar për përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste per Integrim. Ndërsa ne zgjedhjet për kreun e Bashkisë së qytetit juglindor të burgosurit i kanë shpërndarë pothuajse në mënyrë të barabartë për të dy kandidatët që ishin në garë. Por ne këtë zone LSI ka humbur Buçimasin, te njohur si bastion te kësaj force politike. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 vetëm në këtë komunë LSI ka marrë 2500 vota, ndërsa në këto zgjedhje lokale ajo ka humbur me një diferencë prej 300 votash . Votat e kësaj komune nuk do të vinin në dyshim fitoren e kandidates se LSI-se Diana Mile per Bashkinë Pogradec.

Recommended