Halim Kosova: Fitorja është në kutitë e votimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne daljen e pare pas mbylljes se qendrave te votimit kandidati i opozitës per Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ishte mjaft entuziast. Duke theksuar se rezultati ishte pozitiv, Kosova u beri thirrje komisionereve te qëndrojnë deri ne fund per administrimin e procesit.Fjala e plote e kandidatit Halim Kosova?Të dhënat e para flasin për fitore, numëruesit të ruajnë votat e qytetarëve.Mirëmbrëma të dashur miqMirëmbrëma qytetarë të TiranësJam këtu për të falenderuar qytetarët që morën pjesë në votime dhe të gjithë ata komisionerë e vëzhgues që punuan me përkushtim për të garantuar një proces të rregullt, pavarësisht përpjekjeve jo të vogla e jo të pakta për manipulim që u bënë në qendra të ndryshme votimi.Të dhënat e para që vijnë nga përfaqësuesit tanë flasin për një rezultat pozitiv në Tiranë. Fitorja jonë e përbashkët, e qytetarëve të Tiranës gjendet në kutitë e votimit.Kemi hyrë në një moment shumë të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve, që është numërimi. I kërkoj numëruesve tanë në Tiranë, burrave e grave, vajzave e djemve, të qëndrojnë, të ushtrojnë këtë përgjegjësi historike që kanë, për ta bërë zërin e qytetarëve të dëgjohet.Unë jam pranë jush, Partia Demokratike është pranë jush dhe mbarë qytetarët e Tiranë janë pranë jush, pasi ju kanë besuar vullnetin e tyre.Ne sëbashku nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të deformuar verdiktin e sovranit.Ju faleminderit?