“Tu si que vales”, finalja e madhe sot në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spektakli i talenteve ka mbërritur në fund të rrugëtimit. Mbrëmja e sotme sjell më të mirën e këtij edicioni të parë të ?Tu si que vales?. Për 12 javë me radhë, skena e ?Tu si que vales? ka pritur dhjetëra të rinj e fëmijë të talentuar. Por vetëm një prej tyre do të shpërblehet me çmimin e madh. Tashmë të përfshirë në një sfidë të madhe, konkurrentët janë bërë miq me njëri-tjetrin. Ne prapaskene, ata këndojnë e qeshin së bashku si një familje e madhe. Edhe pse nuk është hera e parë që ata ngjiten në skenë emocionet e finales së madhe i kanë përfshirë të gjithë. Nata e fundit e këtij spektakli premton surpriza dhe emocione falë edhe elementëve të tjerë që do të mbushin skenën e ?Tu si que vales?. Bashkë me konkurrentët në skenë do të performojnë edhe balerinët e ?Dancing with the stars? apo edhe orkestra e ?Al Pazar?. Ndërsa Vizion Plus ju fton të ndiqni mbrëmjen e sotme më të mirat e një rrugëtimi të suksesshëm si ky i edicionit të parë të ?Tu si que vales?.