Mblidhet këshilli i bashkëpunimit rajonal - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvillimet e fundit në Ballkan janë reflektuar edhe në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që mbahet në Tiranë. Mungoi ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, si shenjë përgjigje ndaj notës së protestës së qeverisë shqiptare për nisjen kërkimeve në det. Justifikimi ishte prezenca në një nivel me të ulët, ajo e Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Europiane. Situata e tensionuar pas ngjarjeve të Kumanovës, siç duket solli edhe mungesën e Ministrit të Jashtëm maqedonas Nikola Poposki, qe u zëvendësua nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështjet Europiane Fatmir Besimi. Ai që ka injoruar tensionet jo të pakta mes vendeve, ishte Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm serb. Hyri në hyri në sallën ku zhvillohej takimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ndërkohë që kish nisur takimi. Si mikpritës, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, vuri theksin tek bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, si element i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. ?Kjo mund të jetë koha që të shpenzojmë të gjitha energjitë tona në mënyrë më efiçiente dhe të mendojmë për mekanizma dhe instrumente më të zgjuara që të fo0rcojmë bashkëpunimin rajonal. është koha të bëjnë disa zgjidhje. Kemi nevoja për mbështetjen parlamentare, por edhe përfshirjen e aktorëve jo shtetërore nga shoqëria civile. Raporti vjetor i bashkëpunimit me vendeve të Europës Juglindore, prek përfitimet e vendeve nga raportet e krijuara mes institucionit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore.?Në të njëjtën linjë u përgjigj edhe Ivica Daçiç, shef i diplomacisë serbe. Sipas tij, ka shenja të qarta për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, të cilat dëshmohen edhe nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. ?Sa i takon perspektivave në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, mudn të them se janë arritur disa rezultate. Serbia ka kontribuar në stabilitetin në rajon dhe po bën përpjekje për fqinjësi të mirë, përfshirë edhe dialogun me Prishtinën. Takimet e bëra në Beograd, Prishtinë dhe Bruksel synojnë ecjen përpara në bashkëpunim rajonal, prioritete këto edhe në funksion të proceseve integruese. Besoj se bashkëpunimi rajonal ngre baza për stabilitetin dhe paqen. E ardhmja e rajonit varet nga të gjithë elementët rajonal?.Konferenca rajonale e Ministrave të Europes Juglindore, mblodhi në kryeqytetin shqiptar krerë të diplomacive të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues nga vende të Bashkimit Europian. Pas samitit dyditor Tirana zyrtare, do t?i dorëzojë kryesimin Bullgarisë.
Recommended