“Shqupi po mashtron qytetarët me premtime” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama nga Shijaku ka vijuar sërish akuzat ndaj opozitës, duke i kujtuar se premtimet për uljen e çmimit të energjisë dhe taksimin zero, nuk janë gjë tjetër veçse premtime boshe.?Nëse më pyesni pse nuk mund të punoni me atë tjetrin, ju them për dy arsye. SHQUP-i nuk ka sjellë këtu dhe nuk ka çuar në asnjë qytet, kandidat për kryetar bashkie që të bëjë punët për familjet e këtyre komuniteteve. Por ka sjellë njerëz që, larg qoftë po t?i votoni, ta mbajnë të bllokuar bashkinë, të dalin tek dera e bashkisë dhe të thonë ?poshtë qeveria, nuk na lë qeveria, hajde të rrëzojmë qeverinë?. Me një fjalë, atë sherrin që ju shihni çdo të enjte në parlament, ta sjellin këtu dhe ta keni 7 ditë me radhë, pa pushim, edhe të shtunë dhe të diel. E dyta, edhe sikur ata ta kishin seriozisht që duan të rregullojnë Shijakun, ku e kanë treguar ata që po t?jua lesh një qytet ose një bashki në dorë, e rregullojnë. Më thoni një komunë që ka drejtuar PD-ja dhe është për ta pasur zili dhe që ju të thoni: Ah sikur të kisha jetuar në atë komunë! Asnjë bashki, asnjë komunë. Sepse janë të paaftë, nuk kanë vizion dhe e vetmja gjë që dinë të bëjnë është ajo që ju ka mësuar Saliu, rrumpallën, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër?.Duke u ndalur tek gara për Bashkinë e Shijakut, Rama u kujtoi banorëve veçanërisht burrave se sa te rëndësishme janë votat e grave.?Nuk thotë kot populli, nëse do muhabet rri me burrat, nëse do të mbarosh punë, ja ku i ke gratë. Ndaj unë i them grave që kjo fushatë është shumë e rëndësishme, në radhë të parë për gratë dhe për vajzat. Jo më kot kemi vënë 50% gra dhe vajza në Këshill Bashkiak, se na luajtën mendsh këshillat bashkiakë të gjithë me burra. Unë besoj shumë që gratë do të jenë në gjendje t?ia tregojnë burrave drejtimin e duhur. Është shumë e rëndësishme të kuptohet që vota nuk është kot. Kjo është votë se si do të vazhdojë puna këtu. Unë mendoj që gratë do zgjedhin rilindjen e Shijakut. Burrat shumica besoj do të dëgjojnë gratë?.Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Shijakut, Ardian Kokomanin.
Recommended