Rivarrimi i Isa Boletinit në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen pranë Ismail Qemalit, në Vlorë më 10 Qershor. Lajmi i konfirmua nga kryeministri Edi Rama, pas takimit që pati me familjarë të heroit dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi. Rrugëtimi mësohet se do të nisë nga Mitrovica më 5 qershor, duke kaluar në Prekaz, Prizren, Tiranë pastaj Vlorë. Për numrin dy të qeverisë së Kosovës, ceremonia do të thotë integrimin dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Isa Boletinit GJnw u vra në janar të 1916 në Malin e Zi nga shovinistët serbë. Ai ishte një ndër prijësve të luftëtarëve shqiptarë për pavarësinë e Shqipërisë.

Recommended