Grabitet dyqani i “Abcom” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, grabiti një pikë biznesi të kompanisë ABCOM. Ngjarja ndodhi në mesditë, në ?Rrugën e Durrësit?, një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Personi i maskuar hyri në ambientet e dyqanit dhe grabiti xhiron ditore. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, sekuestroi kamerat e sigurisë nga verifikimi i të cilave duket një person i veshur me tuta sportive dhe kapele. Sapo hyn në ambientet e biznesit, ai i drejtohet arkës dhe nën kërcënimin e thikës i merr shitëses të gjitha paratë. Nga verifikimet paraprake, bëhet fjalë për rreth 27 mijë lekë të rinj, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje arkëtaren, për të mësuar më shumë mbi të dhënat e agresorit, i cili ende nuk është arrestuar. Ky nuk është rasti i parë kur dyqane, biznese, e madje dhe individë bien pre e grabitësve të rrugës, të cilët godasin edhe në mes të ditës, madje edhe fare pranë komisariateve të policisë.

Recommended