Predha në liqenin e Ohrit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liqeni i Ohrit sa tërheqës është ne vere për pushuesit, aq i rrezikshëm mund te behet për shkak te predhave te shumta qe mban ne fundin e tij. Një grup ekspertësh nga Shqipëria dhe Maqedonia kanë vënë re se në vijën liqenore ka prani te madhe të predhave dhe minave të ndryshme që datojnë që nga periudha e luftës së parë botërore. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto predha mund të jenë ende aktive, duke qene rrezik potencial për banoret dhe pushuesit gjatë vijës liqenore nga fshati Lin e deri në Tushemisht .Grupet e punës prej disa ditësh janë duke u marrë me saktësimin e të gjitha zonave në të cilat mendohen të jenë hedhur predhat. Por, kjo nuk është hera e parë që flitet për praninë e predhave në liqenin e Ohrit. Madje ka patur raste që ato janë nxjerrë në sipërfaqe edhe nga pushues të ndryshëm, por deri me tani nuk është bërë asgjë për pastrimin e tyre.
Recommended