Hahn takon krerët e politikës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjate vizitës se pare ne Tirane me cilësinë e Komisionerit për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka zhvilluar takime me krerët me te larte te shtetit dhe politikes shqiptare. Gjate takimit me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ky i fundit u ndal tek reforma ne drejtësi si një prej 5 prioriteteve për hapjen e negociatave. Kjo reformë, u shpreh më tej Presidenti, duhet të ecë me vendosmëri krah për krah me luftën e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma ne drejtësi u diskutua edhe gjate takimit qe komisionari Hahn zhvilloi me kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Kreu i kuvendit e ka njohur komisionerin per zgjerimin me hapat qe janë marre ne kete drejtim me ngritjen e nje komisioni te posaçme. Por ne nje atmosfere krejt tjetër është zhvilluar takimi mes liderit te opozitës dhe komisionerit për zgjerimin. Kryetari i PD Basha gjate bisedës theksoi se opozita shqiptare është pozicionuar në një luftë pa kompromis me krimin e lidhur me qeverinë, i cili ka kapluar institucionet deri ne nivelin më të lartë të parlamentit. Në këtë kuadër, lideri i opozitës informoi Komisionerin Hahn se Partia Demokratike ka përgatitur nje platforme dekriminalizimin, ku parashikohet ndryshimi i Kushtetutës dhe disa ligjeve bazuar në modelet më të mira të vendeve të BE dhe SHBA me qëllim largimin e përfaqësuesve të botës së krimit nga parlamenti.
Recommended