Basha akuza qeverisë, gënjen nga njëra ditë në tjetrën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar serish qeverinë se ka lene ne mëshire te fatit banoret e zonave te përmbytura. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, kryetar i PD ka bere apel serish te shpallet gjendja e jashtëzakonshme e te mobilizohen te gjitha strukturat per t?u ardhur ne ndihme te gjithë qytetareve qe po përballen me përmbytjet. ?Me shpërfillje nuk shpallet emergjenca kombëtare që do e ngrinte ndihmën shtetërore në nivelin më të lartë. Me shperfillje nuk dedikohet asnje fond i posacëm dhe nuk realizohet asnjë plan konkret. Cfarë presin? Gënjejnë nga një ditë në tjetrën, presin të hapet koha dhe me arrogancën tipike t?u thotë njerëzve të ngrohen ne diell. Për këtë specie politike, njeriu i thjeshtë nuk ekziston?. Ndërkaq ne oret e para te mëngjesit nga selia e Partisë Demokratike jane nisur ndihma per familjet qe ndodhen ne situate te veshtire per shkak te përmbytjeve. lidhja demokratike e gruas dhe forumi rinor i partisë demokratike kane arritur te mbledhin qindra pako me ushqime, ujë të pijshëm, detergjente e veshmbathje, ushqime për fëmijë, 86 krevate me dyshekë, ushqim për gjënë e gjallë dhe 1 milionë e gjysëm lek vaksina për bagëtinë. Keto ndihma do te shpërndahen sipas nje liste te hartuar nga vete banoret ne Fier e Vlore.

Recommended