Arratisja e Stresit, Prokuroria liron policët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre efektivet e komisariatit 3 ne kryeqytet te cilët u arrestuan pas arratisjes te Arkimed Lushës i njohur ndryshe me emrin e artit stresi, janë liruar sot nga Gjykata me kërkese te organit te akuzës. Oficeri Mark Gjonpalaj do te hetohet pa mase sigurie, ndërsa dy efektivet e tjerë Saimir Cinga dhe Bashkim Dybeli do te hetohen ne masën detyrim paraqitje. Për Prokurorinë tre efektivet nuk përbejnë rrezik per prishjen e provave dhe kjo është nje nga arsyet qe organi i akuzës kërkoi këtë mase sigurie. Por si ndodhi arratisja spektakolare e Stresit nga ambientet e komisariat 3 ne Tirane? Mbrëmjen e të premtes ai u shoqërua nga policat e qarkullimit rrugor teksa po i jepte makinës pa leje te drejtimi dhe ne gjendje te dehur Stresi u çua ne komisariat, ku për disa orë qëndroi ne dhomën e posaçme për ata që shoqërohen nga rrugorët. Pa pranga ne duar, Arkimed Lushaj është dërguar paradite për t?u marrë ne pyetje nga oficeri i Policisë gjyqësore. Ai ka shfrytëzuar dritaren e hapur të katit të dytë, për t?u hedhur e për t?u larguar ne pak çaste nga komisariati. Policia ka shpallur ne kërkim Stresin, por deri tani nuk është bere e mundur arrestimi i tij. Për Arkimed Lushën tashme krahas drejtimit te mjetit pa patente dhe ne gjendje te dehur rendon edhe akuza e largimit nga vendi i vuajtjes se dënimit.
Recommended