Harta e rrugëve me probleme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një sërë problemesh edhe në disa akse rrugore. Nga monitorimi i bërë për këtë të hënë, rezulton se qarku i Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Dibrës dhe Shkodrës janë qytetet që paraqesim më shumë rrezik për drejtuesit e automjeteve. Aksi Elbasan- Gjinar është i bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa segmenti Cerrik-Banje-Gramsh është i bllokuar për shkak te daljes se lumit Devoll. Ne qarkun e Korçës rrugët janë ta hapura dhe qarkullohet pa zinxhirë, kurse në qafën e qarrit dhe në kthesën e Leskovikut qarkullimi bëhet me vështirësi se lartësia e dëborës është rreth 15-20 cm. E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku rruga nacionale ka probleme për shkak të inerteve. Në Vlore aksi i vjetër Levan-Vlorë është i mbyllur, si pasojë e daljes së ujit në rrugë, ndërsa rruga funksionale vetëm për fuoristradat dhe makinat e larta, është autostrada e re Fier-Vlore. Problematike shfaqet lëvizja edhe në veri të vendit, praktikisht në Shkodër në aksin Shkodër - Qafe Qele për shkak të rrëshqitjeve të dherave qarkullimi kryhet me një korsi me vështirësi. Ndërsa në qarkun e Dibrës, segmenti Burrel-Skurraj ka patur rrëshqitje dherash gjate ditës se djeshme qe janë pastruar gjate natës. Lidhur me situatën e krijuar Ministria e Brendshme apeloi qytetarët. Probleme ka pasur dhe me energjinë elektrike ku si pasoje e përmbytjeve energjia është shkëputur për arsye sigurie por edhe nga defektet ne rrjet.