Rama: Të gjithë bashkë kundër terrorizmit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur krerët e komuniteteve fetare dhe drejtuesit e mediave për te dhënë mesazhin e ruajtjes se tolerancës dhe harmonisë fetare qe dallon Shqipërinë. Rama kërkoi bashkëpunimin e te gjithëve ne një aksion qe sipas tij përfshin edukimin arsimin dhe median. Duke e konsideruar parakalimin e klerikëve shqiptar ne Paris nje model qe duhet ti ofrohet Europes dhe botes kryeministri u shpreh se kush e njeh jetën e profetit nuk do te gjeje ne te asnjë gjurme te dhunës dhe vëllavrasjes. Goditja e revistës satirike ?Charli Hebdo? sipas kryeministrit ishte goditje për median e lire ne te gjithë boten. Shefi i qeverise foli për nje dimension te ri te bashkëpunimit mes qeverise dhe komuniteteve fetare duke prezantuar disa iniciativa. Organizmi i forumeve nderfetare rajonale sipas Rames është nje domosdoshmëri për t?i larguar te rinjtë lidhjet me terrorizmin.

Recommended