Ulet çmimi i materialeve mjekësore, pas heqjes së TVSH-së - Top Channel Albania - News - Lajme
  • 8 years ago
Pacientët me probleme të zemrës, veshkave, syrit, apo probleme neurokirurgjikale dhe ortopedike, që kanë nevojë të vendosin materiale mjekësore të implantueshme, do të mund t?i marrin ato me një çmim më të lirë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaron se nga 1 janari i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së në masën 20% për këto pajisje.