Çmimi i ri i energjisë. PD: Po rendohen të varfrit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka reaguar serish për rritjen e çmimit te energjisë elektrike duke paralajmëruar nje proteste te re kundër qeverise. Nga selia e PD, deputetja Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se ne vend te qe te mbante premtimin elektoral per heqjen e TVSH per energjinë, Rama vendosi te rrisë çmimin e saj. ?Dje propaganda qeveritare po përpiqej të na mbushte mendjen se çmimi mesatar është më i ulët! Unë nuk e di se cilit shqiptar i intereson çmimi mesatar. Askujt nuk i duhet se sa ka qenë mesatarja. Por të gjithë me një aritmetikë të thjeshtë, e kemi të qartë që nga viti i ardhshëm 75% e familjeve shqiptare do të paguajnë 24% më shumë?. Ndërkohë deputeti Gent Strazimiri ka denoncuar standardet e dyfishta te qeverise ne luftën kundër vjedhjes se energjisë pasi sipas tij ndërsa kjo mazhorance fut ne burg qytetare qe kane detyrime ne shuma te vogla; mban drejtore persona qe kane miliona leke energji te papaguar. Per Partine Demokratike, qeveria Rama e ka treguar qarte filozofinë e saj per te taksuar me shume ate qe shpenzon me pak; nje filozofi krejt tjeter nga premtimet qe sollën Edi Ramen ne pushtet.
Recommended