Braçe paralajmëron: Jo Guvernator pa konsensus ligjor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe njëherësh edhe anëtar i grupit të negociatorëve të qeverisë për të zgjidhur çështjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë shprehet se procedura që ka zgjedhur presidenti, për të emëruar një guvernator pa konsensus nuk është ligjore. Braçe paralajmëroi se kandidati i zgjedhur nga presidenti për të kryesuar bankën qendrore do të rrëzohet nga mazhoranca, edhe pse është treguar i kujdesshëm të thotë se një vendim më i qartë do të merret pas mbledhjes së grupit parlamentar. Braçe tha se fillimisht duhet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur nëse dekreti i presidentit Nishani do të merret ose jo në shqyrtim. sipas tij duket qartë që presidenti ka tejkaluar kompetencat që i jep ligji. Ligji për bankën e Shqipërisë i jep të drejtë presidentit që të emërojë si guvernator një nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Arsyetimi që bën mazhoranca, është ky: z. Genti Sejko që zyra e presidentit ka dekretuar për guvernator nuk është anëtar i bordit të bankës, kështu që presidenti mund të sjellë dekrete, por vetëm me anëtarë të këtij këshilli. këshilli zgjidhet në mënyrë: 5 anëtarë kuvendi, 3 qeveria dhe një vetë bordi i bankës. Qëndrimin e parë nga mazhoranca e ka dhënë një ditë më parë ish kryeministri Pandeli Makjo. në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputeti socialist është shprehur se presidenti nuk ka zgjedhur një emër konsensual dhe se po jep precedentë që shkelin komunikimin me mazhorancën.

Recommended