Aksi Fier-Lushnjë burim aksidentesh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej disa ditësh në aksin rrugor Fier- Lushnjë janë vendosur radarë kontrolli për shpejtësinë e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor. E ndërsa radarët e vendosur në dy nga pikat më të rrezikshme të këtij aksi, Pushimi i Shoferit e Kthesa e Savrës, kontrollojnë shpejtësinë e mjeteve, përgjatë autostradës këmbësorë të ndryshëm vazhdojnë të sfidojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Përpos vendosjes së këtyre pajisjeve për uljen e shpejtësisë dhe parandalimin e aksidenteve këmbësorët kërkojnë së pari ngritjen e mbikalimeve ndërsa shoferët shprehin shqetësimin për shkatërrimin e trafikndarëseve. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit në aksin Fier- Rrogozhinë janë shënuar tre raste me vdekje kryesisht të këmbësorëve të cilët në pëprjekje për të kaluar rrugën nga njëri kah në tjetrin, kanë humbur jetën.