Vuçiç i përgjigjet Ramës: Mos u merrni me punët e Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas deklaratës së kryeministrit shqiptar për ?Kathimerini? se do të ishte ndjerë i turpëruar nëse incidenti i Beogradit do të kishte ndodhur në tiranë, ka ardhur reagimi i homologut serb, Aleksandar Vuçiç. Duke folur për të përditshmen greke, Vuçiç ka deklaruar se zyrtarët shqiptare duhet të merren më pak me problemet në serbi. ?Pres nga zyrtarët shqiptarë të merren sa më pak me politikën në Serbi dhe të merren më shumë me problemet e tyre, për të cilat unë nuk kam dëshirë të flas?. - Ka thënë Vuçiç. Sa i takon shtyrjes së vizitës, Vuçiç u shpreh se kjo ndodhi pasi nuk ishte momenti i përshtatshëm: Momenti kur ishte për t?u bërë vizita gjendja ishte shumë e papërshtatshme por megjithatë duke e menduar se e vetmja zgjidhje është dialogu, unë si i zoti i shtëpisë propozova një datë të re takimi për të cilën ra dakord kryeministri Rama. Kryeministri serb ripërsëriti qëndrimin e mëparshëm se serbët u provokuan nga flamuri i Shqipërisë së madhe, që sipas tij, është simbol i së keqes: ?Incidentet u shkaktuan padyshim nga shqiptarët dhe ishte një incident i organizuar kohë më parë. Flamuri i Shqipërisë së madhe është simbol i së keqes dhe jo i zhvillimit të Ballkanit. Megjithatë Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur paqen në Ballkan. Dua të besoj që edhe kryeministri Rama nuk e mbështet këtë program të Shqipërisë së madhe, edhe pse më ka surprizuar që nuk e dënoi fare fluturimin e flamurit në stadiumin e Beogradit, qoftë dhe me një fjalë të vetme?.

Recommended