Dy premiera në Teatër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ata qe e adhurojnë Cehovin, por edhe per te tjerët qe ende nuk kane pasur mundësi ta njohin atë, Teatri Kombëtar sjell premierën e pare te sezonit qe edhe pse nuk është nje pjese klasike, bazohet pikërisht tek personazhet e autorit te famshëm rus. ?Vanja, Sonja, Masha etj? mban firmën e dramaturgut amerikan Kristofer Durang dhe e zhvendos Cehovin ne vitet 2000 nen regjine e Driada Dervishit dhe nje kasti aktoresh te njohur te premten e kësaj fundjave. Nje komedi qe te fton te qeshesh por edhe te qash është zgjedhja e Teatrit Metropol per te çelur sezonin artistik. Duke e quajtur një vepër politike, ?Ata hyjnë pa trokitur? mban për autor e njëkohësisht regjisor Armand Boren, i cili sjell historinë e nje çifti intelektualësh shqiptar ne kohen e komunizmit. Bora thotë se per pjesën është frymëzuar nga jeta e çiftit te njohur Pirro dhe Pavlina Mani, edhe pse vepra nuk është historia e tyre, por nje homazh ndaj kujtesës sonë. Bashke me Trebicken, ne skenën e vogël te Metropol ngjitet me 24 Tetor edhe aktorja Rozi Kostani, si bashkëshortja e personazhit mashkull.

Recommended