Dy viktima dhe tre të plagosur nga aksidentet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy viktima dhe tre të plagosur rëndë janë shënuar nga aksidentet automobilistike gjatë orëve te fundit. Një i ri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë në aksin Lushnje Fier. 24-vjeçari Elinor Arapi që drejtonte motoçikletën u godit nga pas nga një automjet që udhëtonte me shpejtësi të madhe. Mjeti që ka shkaktuar përplasjen fatale nuk ka ndaluar, ndërsa blutë po punojnë për gjetjen e autorit që e la viktimën në mes te rrugës. Dje në mbrëmje gjeti vdekjen në aksident edhe kryetari i komunës Lënie Astrit Bici. Aksidenti ndodhi kur mjeti me të cilin udhëtonte Bici dhe dy persona të tjerë përfundoi ne humnerë. Të plagosurit që u transportuan në spitalin e Korçës janë Sinan Bici dhe Gramoz Përfundi. Ndërkohë po ne Korçe, një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, kur motori me të cilin udhëtonte goditi një shtyllë. Sajmir Bella u përplas në afërsi të ish parkut të mallrave. Policia konstatoi se faji ka qenë i drejtuesit të motorit që udhëtonte me shpejtësi të madhe.
Recommended