Shtyrja e vizitës në Beograd. “ ‘Fajin’ e ka Presheva” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e kryeministrit shqiptar në Luginën e Preshevës duket se ka qenë fobia më e madhe e zyrtarëve më të lartë në Beograd dhe arsyeja kryesore për të shtyrë këtë udhëtim. Këtë fakt e evidentojnë mediat serbe. Gazeta ?Politika? dhe më pas ?B92?, ngrëne pretendime se asnjë nga udhëheqësit rajonal nuk e kanë dërguar agjendën e tyre pa u konsultuar më parë me qeverinë serbe. Ndërkohë gazeta tjetër ?Vecernje novosti? raportoi të martën se agjenda e kryeministrit Rama nuk ishte përcaktuar dhe se sipas të gjitha gjasave ai nuk do të pritej nga presidenti Tomislav Nikoliç.Por burime të Vizion Plus pranë Ministrisë se Jashtme, konfirmuan se autoritetet serbe janë informuar në detaje për gjithë itinerarin e vizitës së kreut të qeverisë të Shqipërisë në Beograd. Madje është bere publike edhe draf agjenda që i ishte dërguar autoriteteve serbe, që në datën 17 tetor nga ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Bocka. Vizita e Rames në Serbi është e para e një kryeministri shqiptar, pas vitit 1968. Ajo u shty për në 10 nëntor, pas një bisede telefonike që dy kryeministrat, Rama e Vuçiç patën së bashku, e qe pasoi tensionet e ditëve te fundit per shkak të incidenteve në takimin Serbi-Shqipëri me 14 tetor.