Kodheli padit “Corriere Della Sera” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mjaftuar një fjali ne shkrimin e te përditshmes italiane ?Corriere Della Sera? qe partitë politike ne Tirane te fillojnë e te sulmojnë njëra-tjetrën. Partia Demokratike ka shfrytëzuar artikullin e gazetës italiane ku shkruhej se delegacioni shqiptar ka braktisur takimin BE - AZI qe u zhvillua ne Milano, për te shkuar ne kazino, e pa bere asnjë verifikim, ka sulmuar drejtpërdrejt ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli. ?Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka braktisur punimet për të shkuar në kazinotë e Sanremos.Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë skandal të rëndë dhe e cilëson sjelljen e delegacionit shqiptar si të papërgjegjshëm. Mbathja nga punimet e këtij samiti të rëndësishëm për të shkuar në Kazino, tregon arrogancën e qeverisjes së vendit, që nuk ndalet para asnjë lloj etike dhe norme zyrtare?.Deklarata e PD është pasuar nga reagimi i ministres Kodheli e cila jo vetëm ka hedhur poshtë akuzat, por ka lajmëruar se do te padisë gazetën italiane pasi asnjë delegacion shqiptar nuk ka marre pjese ne takimin e Milanos. Ndërkaq ne një njoftim për mediat Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se gjate gjithë javës se kaluar zonja Kodheli ka drejtuar ministerialin e Kartës së Adriatikut, ne Budva te malit te zi, duke përsëritur se Shqipëria nuk është pjesë e forumit të Euro-Azisë. Nepermjet këtij njoftimi ministria i ka kërkuar gazetës ?Corriere Della Sera?, ashtu edhe mediave shqiptare që kanë publikuar këtë lajm të bëjnë përgënjeshtrimin ose në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore për shpifje, proces me të cilin përfaqësuesit tanë ligjore po merren.
Recommended