Reagimi i qeverisë për djegien e flamurit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare dënon me forcë aktin e shëmtuar të djegies së flamurit shqiptar në derbin e zhvilluar një ditë më parë mes dy skuadrave serbe, Partizani dhe Crvena Zbezda në Beograd. Në një deklaratë për shtyp në faqen e saj zyrtare, ministria e jashtme u bën thirrje autoriteteve serbe që të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve, ndërkohë që i kërkon klasës politike në Serbi që të distancohet qartë nga ngjarje të tilla të shëmtuara të cilat kanë në thelb përdhosjen e simboleve kombëtare të fqinjëve. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë u bën thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve dhe klasës politike serbe të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të distancohet qartë nga akte të tilla që po marrin përmasa të pa menaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit. Qeveria shqiptare përsërit edhe njëherë thirrjen që ngjarje të tilla të lihen në rang sportiv, dhe të mos ngatërrohen me konflikte mes kombeve. Futbolli dhe asnjë sport tjetër nuk duhet të shihen dhe as të fantazohen si një mënyrë tjetër e të nxiturit konflikte midis kombeve. Organizata më legjitime dhe më përfaqësuese e futbollit evropian, siç është UEFA, duhet të jetë në krye të kësaj përpjekjeje esenciale, për të bërë të mundur bashkëjetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen jo vetëm nga sportistë por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish. Një ditë më parë tifozët serbë fyen sërish dhe treguan urrejtjen që kanë ndaj simboleve të vendit tonë, ku përveç djegies së flamurit ata shpërthyen në fyerje të rënda ku njësoj si në ndeshjen mes dy kombëtareve tona, thërrisnin: ?vritini shqiptarët!?

Recommended