Berat-Ura Vajgurore, Rama inspekton punimet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet e realizuara me fondet e qeverise kane sjelle ndryshime te mëdha ne berat. Kryeministri Edi Rama ka inauguruar këtë te diele pedonalen si dhe sheshin kryesor te qytetit. Duke u ndalur tek premtimi i një viti më parë për rritjen e investimeve, kreu i qeverisë tha se projektet e nisura do të çelin rrugë të reja për ekonominë. ?Para 1 viti u zotuam se do bëjmë atë që nuk është bërë në 20 vjet. Këto janë projekte që çelin rrugë të reja për ekonominë, dhe tek këto projekte zhvillimi shohim vizionin e së nesërmes Përfundimi me cilësi i rrugës që lidh Lushnjën me Beratin do sjellë turistë. Do të vazhdojmë me rehabilitimin e lagjeve historike. Po punojmë për të nxjerrë në pah thesaret e qytetit dhe po rikonstruktojmë kalldrëmin në Urën e Goricës. Epoka e zaptimeve nga të fortët e qytetit mbaroi më 23 Qershor, ne shkatërrojmë për të ndërtuar, jo si ata që ndërtojnë për të shkatërruar. Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje?,I shoqëruar edhe nga ministri i mirëqenies sociale Erion Veliaj, Rama ka inauguruar zyrën e re të punës në qytetin e Beratit.?Kujt i ofrohet punë dhe nuk pranon nuk i ofrohet me ndihme ekonomike. Duam që gjithkujt t?i ofrojmë një punë?.Kryeministri u ndal edhe në qendër të Urës Vajgurore, ku edhe aty njoftoi fillimin së shpejti të projektit për bulevardin dhe sheshin qendror. Pas Beratit, Rama inspektoi edhe ecurinë e punimeve në të tri lotët e aksit Lushnje-Berat.

Recommended