Prokurorët: Përplasje fizike, kërkohet shkarkimi i Shkelqim Hajdarit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e cila kishte ne rend te ditës zgjedhjen e anëtarit te Bordit te Shkollës se Magjistraturës, ka degjenuar ne nje tjeter debat atë te shkarkimit te kryeprokurorit te apelit Shkelqim Hajdari nga kreu i Shoqatës se Prokuroreve. Kjo gjë ka ngjallur reagimin e këtij te fundit i cili mësohet se ka debatuar ashpër me disa prej anëtarëve te kryesisë se shoqatës se prokuroreve te cilët kane shfrytëzuar numrin e madh te prokuroreve te pranishëm ne këtë mbledhje, per te dale jashtë rendit te ditës duke kërkuar shkarkimin e Shkelqim Hajdarit. Kaq ka mjaftuar qe gjakrat te nxehen dhe Hajdari te përfshihet ne nje debat te ashpër verbal ne prani te kryeprokurorit Llalla. Edhe pse ka kërkuar qe te ulen tonet, është dashur ndërhyrja e truprojave te Llalles qe konflikti te shuhet, por me pare dyshohet te ketë pasur edhe konfrontim fizik ne te cilin nuk dihet nëse është përfshirë vetë kryeprokurori ndonëse ne reagimin zyrtar te prokurorisë sqarohet se prokurori i përgjithshëm, z. Adriatik llalla, nuk ka qene i përfshirë ne diskutime dhe ne incident po i ka kërkuar diskutanteve te largohen nga salla

Recommended