Elvira Gega, historia e nënës me 4 fëmijë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është familja e nënës 40-vjeçare, me 4 fëmije që së fundi u bë protagoniste në media për skandalin seksual të Sarandës. Historia e kësaj familje ndryshoi rrjedhë 5 vjet më parë kur bashkëshorti, i cili punonte si murator, ndërroi jetë aksidentalisht në detyrë. Që nga ajo ditë, nëna e kthyer në kryefamiljare nisi një kalvar përpjekjesh nëpër zyra për të siguruar së pari një pension për fëmijët e më pas një vend pune. Sot kjo grua e ve është nënë e 4 fëmijëve përkatësisht 6, 8, 10 e 16 vjeç. Prej vitesh në gjendje të rëndë ekonomike që vetëm përkeqësohej, 40-vjeçarja, tregon se nuk përfiton as edhe një qindarkë nga pensioni që fëmijëve iu takon nga babai. Gruaja ka kërkuar mbështetje te Shërbimi Social Shtetëror, por edhe te Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Vlorë. Problemin e saj e kuptojnë të gjithë, por ligjërisht nuk i gjejnë dot zgjidhje meqenëse në Shqipëri mungon një ligj i veçantë për të trajtuar këtë kategori në nevojë. Para gjashtë muajsh, Elvira kishte filluar te punonte pranë një kompanie private, të cilën e ka gjetur me anë të zyrave të punësimit në qytetin e Sarandës. Vetëm një muaj më parë, mësohet se ajo ka humbur këtë vend pune. Rinisja e përpjekjeve për të gjetur një vend pune e ka dërguar ne zyrën e Agron Canes, i cili në këmbim të nderit, i kërkoi favore seksuale nga vajza më e madhe e familjes, kjo vajzë e cila në foto pozon e qeshur në korridoret e shkollës 9-vjeçare ku mëson çdo ditë

Recommended