Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej orës 13:00 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës se Shqipërisë ka nisur nje mbledhje jashtë radhe, për te diskutuar mbi skandalin qe ka përfshirë Bankën Qendrore. Mbledhja zhvillohet pa praninë e kamerave dhe ne fokus te diskutimeve janë përgjegjësitë e guvernatorit Fullani si dhe te anëtareve te Këshillit Mbikëqyrës. Sipas burimeve, nga kjo mbledhje pritet te përcaktohet edhe fati i guvernatorit Fullani. Nje prej anëtareve te këshillit, Dhori Kule është shprehur se nuk është ne agjendën e kësaj mbledhjeje shkarkimi i zotit Fullani, ndërsa per anëtarin tjetër Adrian Civici, do te kërkohet largimi i tij. Me herët anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi ka kerkuar qe Guvernatori dhe zv. Guvernatori te mbajnë përgjegjësi për ketë ngjarje, si niveli me i larte drejtues i bankës, i cili ka përgjegjësi per menaxhimin dhe zbatimin e ligjit ne ketë institucion.
Recommended