Protestë kundër Fullanit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa politika ka zgjedhur heshtjen përballë megaskandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në BSH, shoqëria civile, qytetaret dhe pjesëtare te medias kane vendosur të reagojnë. Thirrjeve për protesta në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve i janë përgjigjur shume njerëz, të cilët kanë kërkuar para godinës së Bankës Qendrore dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani. Irritimin e protestuesve e kanë shtuar edhe këto foto që tregojnë jetën e luksit të familjes Fullani. Organizatorët e protestës thane se nuk do t?i ndërpresin tubimet deri sa parlamenti të mblidhet për shkarkimin e guvernatorit ose vet Fullani të japë dorëheqjen. Tubimi erdhi pak dite pasi Ardian Fullani shfajësoi vetëm dhe këshillin mbikëqyrës te bankës nga çdo përgjegjësi per vjedhjen spektakolare te miliona dollarëve nga thesari.
Recommended