Shishtavec -- Kukës. Nisi në vitin 2007, do të përfundojë në 2015-ën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vështirësive të 12 mijë banorëve të komunave Shishtavec, Topojan dhe Zapod, për të shkuar drejt Kuksit, po u vjen fundi. Pas ndërprerjes prej disa vitesh për mungesë fondesh, punimet në këtë aks që i lidh me qytetin më në fund kanë rifilluar. Tashmë firmat e ndërtimit kanë në dispozicion të gjithë vlerën monetare të nevojshme për përfundimin e saj, të mundësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Banka Gjermane KFV dhe BE. Ndërtimi i dy lotëve të para të rrugës Shishtavec -- Kukës ka nisur me ritme të shpejta për të përfunduar me lotin e tretë në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Për kryetarin e komunës së Shishtavecit, rruga do të sjellë një zhvillim për zonën, kryesisht në sektorin e turizmit. Aksi Kukës -- Shishtavec ka një gjatësi prej 38 kilometrash. Me fondin prej rreth 900 milionë lekësh shpresohet te përfundoje ne vitin 2015, një rruge, ndërtimi i te cilës ka nisur qe ne vitin 2007.