Filmi "Republika e marijuanës" fiton "Tirana 48 orë" - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse eshte nga Kosova dhe jeton atje, operacioni i ndërhyrjes ne Lazarat ka qene ne vëmendjen e Ilirjan Himajt. Ndaj me sa duket regjisori e pati deri diku te lehte te realizonte nje film te shkurtër ku Lazarari ishte subjekti kryesor edhe pse xhirimet u bene ne Tirane. Jo vetem kaq, por artisti i ri u be edhe fitues i festivalit te filmit "Tirana 48 ore". Duke folur per Vizion Plus, Ilirjani tregon sfiden per te realizuar nje prodhim ne nje kohe kaq te shkurter, 12 ore xhirime dhe pjesa tjeter montazh. Nje produkt i cili ne fund i sherben me shume artisteve sesa publikut. Filmi fitues ka titullin "Republika e Marijuanes". Parodia 6 minuteshe e shqiptareve te Kosovës ka disa personazhe. Lazarat Bari quhet themeluesi i fshatit Lazarat, e per ta kapur ate nga jashte ka ardhur nje agjent i huaj. E me sa duket "Lazarati", termi me i eksportuar nderkombetarisht vitet fundit, do te vijoje perseri pasi ky film i shkurter fitues do te shkoje ne festivalin "Sundance" ne SHBA dhe ne ate te Kanes. Projekti per te realizuar filma eksperimentalë per 48 ore aplikohet ne 81 vende te botes, dhe Tirana kete vit pati edicion e peste, nje edicion i konceptuar nga organizatoret qe te frymëzohet nga tashme i famshmi Lazarat.
Recommended