Nevojat për gjak, në rritje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
500 persona mesatarisht në një javë kanë nevojë për të marrë gjak. Madje kjo shifër është vetëm për spitalet e Tiranës. Sëmundjet tumorale dhe fëmijët talasemikë kërkojnë sasitë më të mëdha, 180 dhe 110 njësi gjaku përkatësisht çdo shtatë ditë. shqiptarët janë ndër popujt që dhurojnë me pak gjak. Vetem 0.9% e popullsise eshte dhuruese. Kjo sasi është sa gjysma e nevojave aktuale, duke detyruar spitalet të reduktojnë njësite që u japin të sëmurëve kronikë. Grupi AB negativ dhe 0 negativ kanë dhurimet më të vogla nga 0.7% deri në 4% të totalit. Mjekët pohojnë se nuk mund të mbështeten më në dhurimet e familjareve, që japin gjak për të afërmin para një operacioni. Por vetëm për ndërhyrjen në zemër apo enët e gjakut një i sëmurë ka nevojë për 5 njësi. Çdo i rritur ka në trupin e tij 4.5-5 litra gjak e barabartë kjo me sasinë e 12 njësive gjak. Në çdo dhurim jepen vetëm 450 ml dhe këtë mund ta bëjë dy herë në vit duke ndihmuar organizmin për pastrim. Në prag të ditës së dhurimit të gjakut, punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhuruar gjak, pasi gjatë stinës së verës dhuruesit pakësohen dhe kërkesat shtohen si pasojë edhe e aksidenteve.
Recommended