Çekia do bllokojë statusin? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çekia mund t'i thotë jo statusit të vendit kandidat të Shqipërisë i cili do të vendoset nga 28 shtetet anëtare të Këshillit Europian në fund të qershorit. Sipas agjencisë publike të lajmeve çeke disa ditë më parë në Vienë, një takim mes përfaqësuesve të lartë të qeverisë shqiptare dhe palës së CEZ dështoi dhe nuk u arrit të merrej asnjë vendim që do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes. Ky fakt ka bërë që Praga zyrtare të rishikojë vendimin që do të japë lidhur me statusin e kandidatit shprehet agjencia duke cituar burime të saj. Por Ministria e Jashtme shqiptare thotë se deri më sot nuk ka marrë asnjë qëndrim nga Ministria e Jashtme Çeke nëse do të ketë një "Jo" për Shqipërinë në 23 qershor, dhe as nga ambasada e këtij vendi. Ndërsa Ministria e Energjetikës, e cila ka disa muaj rresht që po negocion me palën çeke thotë se negociatat vijojnë dhe nuk janë bllokuar. Fillimisht kompania e çoi në arbitarzh ndërkombëtar heqjen e licencës në 21 janar të 2012-ës. Por me  rrotacionin politik, qeveria e kryeministrit te ri Rama vendosi të rinegociojë çështjen. Pas një vendimi qeverie u  ngrit dhe një grup për të biseduar me përfaqësuesit e CEZ. Pala çeke ka kërkuar 200 milion euro dëmshpërblim për heqje të jashtëligjshme të licencës, e pikërisht rreth shumës së dëmshpërblimit fokusohen negociatat e herëpashershme. Shteti çek është shprehur disa herë se çështja e CEZ-it tregon se vendi ynë nuk është i aftë të mbrojë investitorët e huaj dhe lirinë e të bërit biznes, gjë e cila ve në pikëpyetje aprovimin e Çekisë për statusin e kandidatit, një vendim i cili duhet të jetë unanim nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.