Turizmi në Gjirin e Lalzit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuna e Ishmit është një nga zonat më të larmishme turistikë në mbarë vendin. Një nga plazhi më të frekuentuarit nga pushuesit vendas dhe të huaj është Gjiri i Lalzit. Edhe në këtë prag sezoni turistik komuna ka nisur të marrë masa për shërbimin shëndetësor ndaj pushuesve si dhe janë duke përgatitur kullat e kontrollit për sigurinë e jetës. Kryetari i kësaj komune Sulejman Ibrahimi shprehet se interesimi i pushueseve të huaj për frekuentimin e këtij plazhi është gjithnjë një rritje.Komuna e Ishmit ne Durrës përbëhet nga 9 fshatra dhe ka një popullsi prej afro 12 mijë banorësh dhe ka një sipërfaqe bregdetare prej 92 km katror. Në territorin e kësaj komune gjenden shumë objekte historike dhe arkeologjike siç janë kalaja e Skënderbeut në kepin e Rodonit, Kalaja e Ishmit etj. Edhe për këto objekte komuna ka marrë masa për pastrimin e tyre.

Recommended