FMN: Shqipëria, borxh të lartë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Niveli i borxhit publik për Shqipërinë po bëhet shqetësues. Në një raport të fundit për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shënuar me vijë të kuqe treguesit ekonomikë të këtyre vendeve të cilët i kanë mbi kufirin e rrezikut. Shqipëria rezulton të jetë në këtë hartë për dy çështje: skemën e deficitit që sjell tregtia e jashtme, pra më shumë importojmë se sa eksportojmë duke mbajtur dhe një monedhë kombëtare të pafuqishme dhe treguesit e borxhit publik. Kështu në jemi të tretë në rajon me nivelin më të lartë të borxhit pas Hungarisë që e ka 79%, dhe Sllovenisë 73%. Shqipëria në vitin 2013, arriti ta çonte borxhin në 70.5% . Ardian Civici thotë se dy rrugët e vetme që të shpëtojmë nga kjo situatë është lufta kundër informalitetit dhe rikthimi i rritjes ekonomike. Por ekspertë të tjerë ndajnë mendim të ndryshëm. Sherif Bundo thotë se nëse qeveria fokusohet në luftën ndaj informalitetit, ndonjëherë presioni i administratës tatimore mbi biznesin mund të frenojë investimet. Disa nga sugjerimet e ekonomistëve është çështja e ristrukturimit të borxhit. Çka do të thotë që financat duhet të shohin mundësi të gjejnë borxh me interesa më të ulët dhe të shlyejnë kreditë që kanë marrë më interesa të larta. Një provë për besimin që do t'i japin vendet e tjera ekonomisë sonë është mundësia e hedhjes në treg të një eurobondi, i cili nëse rezulton i suksesshëm mund t'i ulë buxhetit disa kosto në buxhetin e 2015-ës. Ministria e Financave mendon që në 2017-n të çojë në 65.5% nivelin e borxhit.
Recommended