"Guardia Di Finanza", hetime për avionin e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertet italiane përfshihen në hetimet për trafikun e drogës mes dy vendeve. Dy specialiste të "Guardia Di Financa" kanë shkuar në Divjakë për të kontrolluar avionin që drejtohej nga Giorgio Riformato. Por duket se ata nuk janë lejuar të hyjnë në zonën e rrethuar nga policia shqiptare. Arrestimi i italianit ka ngjallur interes për shtetin fqinj, pasi edhe përfaqësues të Konsullatës Italiane në Shqipëri kanë qene të pranishëm në seance e një dite më parë. Madje asnjë nga mediat nuk është lejuar të jete e pranishme gjate seancës, ndryshe nga i arrestuar Bajrami për të cilin u lejuan disa minuta filmime. Mësohet se ka qene pala italiane ajo që ka kërkuar që piloti të mos filmohet apo fotografohet gjatë dhënies së masës së sigurisë. Edhe pse Riformato mori masën "arrest me burg", ai kërkoi lirimin, duke pretenduar se kishte probleme të rënda shëndetësore. Sipas tij, vuan nga diabeti dhe duhet të jetë jashtë burgut që të marrë mjekimin e nevojshëm për sëmundjen. Ndërkohë u bë dita e katërt që avioni i cili pësoi defekt, ndodhet ende i ngecur në rerën e Divjakës. Mësohet se ai nuk do të lëvizet derisa të mbarojnë të gjitha veprimet procedurale. Me pas do të shihet mundësia e riparimit për t'u ngritur në fluturim. Të shtunën e javës që kaloi, policia beri të mundur kapjen e 460 Kg kanabis sativa pranë makinës së Saimir Bajramit. Edhe pse avioni që drejtohej nga Riformato është gjetur bosh, hetimet po nxjerrin në dritë fakte të reja kanë mundur të sigurojnë nga fotot e takimit mes Bajramit dhe Riformatos. Ende mbetet i pakonfirmuar fakti se si u sigurua lënda narkotike. Edhe pse Bajrami u ka dhëne detaje të shumta prokuroreve për trafikun e drogës, dëshmia e tij mbetet e paqartë për personin që ja ka shitur atë, për të cilin ka përmendur vetëm emrin Agron, pa dhëne detaje të tjera mbi identitetin e plotë të këtij personi.