Sëmundjet e lëkurës, trajtimi nga mjeku i familjes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pacientët që i drejtohen mjekut të familjes në rreth 20% të rasteve kanë probleme me sëmundjet e lëkurës. Por shpesh ndodh që mjekët e shërbimit primarë, si ata të familjes dhe pediatret që punojnë në qendrat shëndetësore dhe ambulanca, nuk ua ofrojnë vetë këtë shërbim qytetarëve. Sipas shefes së shërbimit të dermatologjisë në QSUT, në rastet e sëmundjeve më të zakonshme të lëkurës mjekët duhet t'i trajtojnë pranë qendrave shëndetësore dhe jo t'i përcjellin të prekurit tek specialistët në spital.Synimi kryesor i seminarit të organizuar nga specialistët dermatologë, me mjekët e familjes ishte njohja me patologjitë më të shpeshta të lëkurës në popullatë dhe aftësimi i tyre për mënyrën sesi duhet t'i trajtojnë ato. Vetëm në rastet kur sëmundja është më e avancuar, mjekët duhet t.i drejtojnë ata tek specialisti për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Recommended