CANI: Do marrim borxh nga Banka Boterore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria Shqiptare do të marrë një borxh të ri nga Banka Botërore e cila pritet të miratohet në fund të muajit Maj. Situata e vështirë e sektorit energjitik, thatësira e këtij viti e cila do të bëjë që KESH të prodhojë më pak energji kanë bërë që Ministria e Financave të kërkojë para për të mundësuar blerjen e energjisë jashtë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i financave shqiptare Shkëlqim Cani tha se huaja që do të merret do të variojë nga 350 deri në 370 milion dollarë, para që do të shkojnë kryesisht për të zgjidhur situatën energjitike por edhe për të përfunduar reformën në pensioneve dhe për të stimuluar rritjen ekonomike.Ministri Cani tha se sfida të reja e presin ministrinë e tij edhe për vitin e ardhshëm, ku Shqipërisë do t'i duhet të rinegociojë edhe njëherë kushtet për të paguar interesat e Eurobondit, borxhit që qeveria e dikurshme hodhi në tregun e jashtëm. Vlerësimi pozitiv që bëri një ditë më parë Standard & Poors është një shenjë e mirë për uljen e kostos së tij në buxhet.Menjëherë pas ardhjes në detyrë qeveria e re u përball me një shifër të lartë të detyrimeve të prapambetura të cilat arrijnë në vlerën e 720 milionë dollarëve të cilat u menduan të zgjidheshin përmes një marrëveshjeje borxhi me FMN. Ndërkaq Ministri Cani është aktualisht në Uashington për të biseduar me FMN --në dhe Bankën Botërore edhe për mundësitë e zgjidhjes së situatës që kemi me sigurimin dhe shëprndarjen e energjisë.
Recommended