Ura e Bahçallëkut në Shkodër rrezikon shembjen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ura mbi lumin Drin ose siç quhet ndryshe Ura e Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës, është vënë në funksion të plotë për transport në ditët e para të shkurtit 1914, falë investimit të austriakëve dhe borgjezisë së kohës. Por sot pas një shekulli, atë që nuk e bënë dot luftërat dhe pushtuesit, po e bëjnë njerëzit dhe shtet, me indiferencën ndaj këtij objekti të rëndësishëm. si nyje e transportit publik, por për vlerat historike dhe kulturore të saj. Një nga objektet simbol të Shkodrës dhe jo vetëm, po shkon drejt degradimit nga dita në ditë. Pavarësisht se ajo është një ndër veprat e artit më të rëndësishme në qytet, askush nuk është kujtuar për të që nga vitet '70, kur u ndërtua ura e re mbi atë ekzistuese. Studiuese Besi Bekteshi flet për historikun dhe rëndësinë e urave mbi lumin Drin. Siç shihet nga pamjet, gropat e hapura në mes të rrugës, trotuaret e dëmtuara së bashku me parmakët mbrojtës nuk i kanë rënë në sy, siç duket personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e kësaj ure në drejtorinë Rajonale të Rrugëve. Kjo gjë ka sjellë edhe shqetësimin e drejtuesve të mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund t'i shmangen amortizimeve të vazhdueshme dhe trafikut drejt Shkodrës dhe anasjelltas. Edhe pse është nyje lidhëse e qytetit me pjesën tjetër të vendit, Ura e Bahçallëkut nuk është përfshirë në asnjë prej projekteve rikonstruktuese. Kjo urë që kalon mbi lumin Drin dhe me prurjet e mëdha të viteve të fundit ka pësuar jo pak dëmtime edhe në këmbët e saj. Ndonëse është apeluar disa herë për gjendjen në të cilën ndodhet Ura e Bahçallëkut, gjendja vijon të mbetet e njëjtë, drejt shkatërrimit gradual.

Recommended