Pogradec, rruga buzë liqenit plot gropa - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht se hapja e tunelit të Kërrabës në Elbasan, ka shkurtuar udhëtimin drejt juglindjes me 20 deri 30 minuta, distanca nga Tirana në Pogradec e Korçë, përshkohet sërish në 4 orë. Shkak është aksi Qafë Thanë Pogradec, që edhe pse duhej të kishte përfunduar prej disa muajsh, duket se nuk ka ndërmend të MBAROJE as këtë verë. Ali Bami është një nga shoferët e furgonëve që e bën rregullisht rrugën Tiranë-Korçë dhe kthim prej 20 vitesh. Ai thotë se nëse rruga e Linit do të përfundojë, udhëtimi për në këtë zonë dhe anasjelltas do të jetë me të vërtetë kënaqësi dhe lehtësi jo vetëm për drejtuesit e furgonëve, por për këdo tjetër që vjen qoftë edhe për disa orë në këto zona. Të njëjtin mendim kanë edhe drejtues të tjerë mjetesh që thonë se ndryshe nga sa pritej, udhëtimi për në Pogradec e Korçë dhe anasjelltas po kthehet në një torturë të vërtete. Aksi Pogradec -- Qafë Thanë nuk ka përfunduar ende për shkak të mungesës së fondeve. Ndërkohë, për këtë shkak kanë ndalur punimet edhe në aksin tjetër Korçë-Ersekë.

Recommended