Ish-Këneta, debitorët problematikë ndaj CEZ-it - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
18.4 miliard lekë është në total borxhi që qytetarët i kanë ndërmarrjes "CEZ Shpërndarje" në Durrës nëpërmjet faturave të papaguara. Kjo zonë ka gjithsej 171 mijë abonentë në katër agjencitë e saj në Krujë, Shijak, Kavajë dhe Durrës, por zona më problematike mbetet ajo e Krujës, e cila ka 7.3 miliard lekë borxhe të papaguara. Ndërkohë, veç Krujës, zonë me arkëtim më të ulët është ajo e ish-Kënetës në pjesë të caktuara të saj. Banorët e kësaj zone nuk pranojnë se janë debitorë, madje shtojnë se shteti nuk ka investuar në këtë zone, duke thënë se kanë paguar për vendosjen e shtyllave dhe të transformatorëve. Kryetari i degës së shitje-arkëtim drejtorinë e Durrësit, Avdyl Koka, thotë se borxhi i madh i krijuar është shkaktuar për shkak të tre kategorive të abonentëve, ata që nuk ndërgjegjësohen fare duke mos paguar asnjëherë faturën, abonentët që ndërhyjnë në rrjet dhe vjedhin energjinë si dhe kategoria debitore e biznesit. Një javë më parë në një takim të zhvilluar në prefekturën e Durrësit me rastin e ngritjes së task forcës për reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se çdo vit shteti humbet 150 milionë dollarë nga mosarkëtimi i energjisë.

Recommended