Përfundon arratia e të dënuarve të burgut të Drenovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka përfunduar brenda pak ditëve arratia e 7 të dënuarve në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës. Pas prangosjes së 4 të dënuarve pak orë pas arratisjes, mbrëmë dhe gjatë orëve të para të ditës janë arrestuar edhe 3 të burgosurit e fundit, që kishin mundur të kalonin kufirin me Greqinë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka falënderuar policinë e shtetit për arrestimin e të arratisurve nga burgu i Drenovës. Në një postim të tijin në FB, Rama shkruan" "U krye! Përgëzime Saimir Tahirit e Policisë së Shtetit që në më pak se 7 ditë rikthyen prapa hekurave të 7 kriminelët e arratisur nga burgu". Rama thekson edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me policinë greke, ndërkohë që ministri i Brendshëm Tahiri në një koment të tij në FB shkruan: "Ka filluar një kapitull i ri për Policinë e Shtetit. Ditë e shkëlqyer për drejtësinë, shtetin ligjor, për rendin dhe sigurinë". Për ngjarjen e shënuar në burgun e Drenovës të premten e kaluar, 20 oficerë dhe policë të burgut kanë dalë përpara drejtësisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Shumica e tyre kanë mohuar akuzuat ndërsa në mbështetje sot paradite, përpara burgut të Drenovës, ka pasur një protestë të familjarëve, që kërkojnë pafajësinë dhe rikthimin e tyre në punë.
Recommended