Ish-Drejtori i burgut të Drenovës: Ka kontroll me kamera - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Petrit Bazelli një ish i burgosur politik, i cili për gati pesë vite ka qenë drejtor i burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, që nga hapja e këtij burgu e derisa e kanë larguar nga kjo detyrë. Nga përvoja e tij, ai thotë se një i burgosur me dënime të rënda e ka mendjen për t'u larguar nga burgu, por sipas tij shteti duhet të mos e lejojë krijimin e një mundësie të tillë. Në qoftë se respektohen rregullat thotë Bazelli, në asnjë rast nuk ndodh asgjë pasi gjithçka është e mirëparashikuar në rregulloren e burgut. Bazelli kujton se për sa kohë ka qenë në drejtim të këtij burgu, nuk ka pasur asnjëherë thyerje të rregullores, ndërsa gjatë gjithë kohës nga zyra kontrollonte nëpërmjet kamerave gjithçka ndodhte në këtë burg.
Recommended