Braçe: Berisha favorizoi klientët e tij - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe deklaroi se shumë kompani të mëdha biznesi të favorizuara nga qeveria e kaluar i detyrohen shtetit miliona euro taksa. Deputeti socialist shtoi nga ana tjetër se dhe vetë shteti u ka borxh kompanive private rreth 510 milion euro, për punët e përfunduara. Por para se të shlyhen detyrimet tha Brace në emisionin "7 pa 5", duhet verifikuar cilësia e punimeve dhe radha e shlyerjes së borxhit nga thesari i shtetit. Deputeti i majtë thotë se aksionet e gjera policore, për të goditur informalitetin në sektorin e lojërave të fatit apo ndërtimeve pa leje, tashmë duhen mbështetur me bazë ligjore. Brace i bëri publike kritikat edhe në rrjetet sociale, për sjelljen e inspektorëve të INUK gjatë aksionit për pastrimin e dy anëve të autostradës nga reklamat.

Recommended